Rreth 400 punonjës rezultuan pozitivë me coronavirus në një thertore në Gjermaninë veriperëndimore, njoftuan autoritetet të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fabrika e përpunimit të mishit “Rheda-Wiedenbruck”, në rajonin e Gutersloh, drejtohet nga firma kryesore për përpunimin e mishit në Gjermani, “Tonnies”.
Më shumë se 1,000 punëtorë iu nënshtruan testimit, dhe rezultatet e 500 testeve u publikuan të mërkurën, prej tyre të paktën 400 punonjës rezultuan pozitivë me coronavirus.
Ndryshe, rezultatet e fundit, kanë nxitur autoritetet lokale të mbyllin fabrikën, dhe të pezullojnë të gjitha shkollat, përfshirë qendrat e kujdesit ditor në rajon. /Telegrafi/