Sipas organizatorit, Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHBK), për këto pesë ditë, panairi pati rreth 40 mijë vizitorë.
Libri më i kërkuar e më i shitur doli të jetë “Ambasadori i Melkizedekut” i Veton Surroit, kurse shkrimtar i vitit u shpall Roland Gjoza.
Në një konferencë për media, sot pasdite, SHBK, bëri të ditur se prania e librit në këtë Panair ka qenë me rreth pesëmijë tituj.
Kryetari i Shoqatës, Daut Demaku tha se numri i vizitorëve në këtë panair ka tejkaluar pritshmërinë që kishin organizatorët. /KP/