Në lindje të Alepos kanë rinisur evakuimet e civilëve.
Vëzhguesit thanë se së paku 350 veta kanë lënë enklavat e rrethuara nga rebelët, të dielën vonë, në drejtim të territorit të kontrolluar nga qeveria.
Më herët, autobusët e dërguar për evakuim janë djegur, duke penguar transportimin.
Mijëra njerëz janë duke pritur evakuimin nga Alepo lindore, në kushte të tmerrshme.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të votuar një rezolutë, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit, transmeton Evropa e Lirë.
Rusia, më herët, e ka kundërshtuar këtë plan të hartuar nga Franca.