Telegrafi

Rreth 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti

Një studim i publikuar në revistën Lancet ka treguar se 138 milionë nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve me diabet jetojnë në Kinë dhe Indi, ndërsa në SHBA dhe Rusi jetojnë 36 milionë njerëz me këtë sëmundje.

Diabeti tip 2 është forma më e përhapur e kësaj sëmundjeje, e cila lidhet ngushtë me mbipeshën dhe mosaktivitetin fizik. /Telegrafi/