Site icon Telegrafi

Rreth 300 të prekur nga rriqrat në Malishevë

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë Izet Sadiku dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, vizituan sot Komunën e Malishevës ku në takim me kryetarin Ragip Begaj kanë diskutuar në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe situatën epidemiologjike me ethe hemorragjike.

Kryetari Begaj tha se situata me Covid-19 në Malishevë është nën kontroll dhe se tani janë vetëm dy raste aktive.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike lidhur me Ethet hemorragjike krime Kongo, kryetari Begaj tha se deri tani ka pasur rreth 300 të prekur nga rriqrat, por nuk ka pasur raste të konfirmuara me Ethe Hemorragjike Krime Kongo.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoi kryetarin Begaj se IKSHPK dhe Klinika Infektive janë të përgatitura që në rast nevoje të pranojnë pacientë me EHCC.

Qytetarëve të Malishevës, ndërkaq, iu bë thirrje që të vazhdojnë t’i respektojnë masat për parandalimin e infeksionit COVID-19, të cilat i ka propozuar MSH dhe institucionet tjera shëndetësore.

Exit mobile version