Telegrafi

Rreth 300 amishë bashkojnë forcat, transportojnë stallën gjigante në një ambient tjetër – pa përdorur makineri të rëndë transportuese

Kush ka nevojë për makineri të rëndë transportuese, kur mund t’i thirrni qindra miq që t’ju ndihmojnë të lëvizni stallën gjigante?

Një video amatore e publikuar në internet shfaq rreth 300 amishë duke punuar së bashku në ngritjen dhe transportimin e stallës gjigante në një zonë tjetër, transmeton Telegrafi.

Një burrë dëgjohet duke u dhënë instruksione, derisa qindra tjerë që kishin kapur strukturën e metaltë të stallës së kuqe po ecnin me kujdes në drejtim të tij.

Është interesant se si autori i videos disa herë e potencon faktin se si nën stallë shihen qindra këmbë burrash, që me gjithë forcën po e bartnin strukturën e metaltë.

Në komunitetin e amishëve, kur një anëtar i tyre ka nevojë për ndihmë, fqinjët e tij bëjnë gjithçka që t’i dalin në ndihmë për çfarëdo që ai ka nevojë.

E sa herë që kanë nevojë të lëvizin ndonjë strukturë apo objekt gjigant nga një zonë në një tjetër, amishët nuk e bëjnë me mjete moderne – thjesht përdorin forcën që ua ka dhënë perëndia dhe me duar e lëivizin. /Telegrafi/