Site icon Telegrafi

Rreth 3 mijë qytetarë të Kosovës janë riatdhesuar gjatë pandemisë

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se ministria, nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se, vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë.

Ai ka thënë se personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Ministria e Punëvë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatëdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor.

Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version