Site icon Telegrafi

Rreth 280 mijë euro për fasadën e ‘City Gallery’ në Shkup

Çmimi i imazhit barok të City Gallery në qendrën e Shkupit është rritur mbi 1.8 milionë euro, shkruan Prizma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja e fundit të Qytetit të Shkupit me kontraktuesin, ndërmarrja e ndërtimtarisë ‘Urban Invest’, është bërë më 14 dhjetor 2016, me vlerë prej 279 mijë euro, në procedurë të negociuar pa shpallje publike për, siç thuhet ‘prokurorim të punëve të paparashikuara’.

Ndërmarrja më herët ka nënshkruar marrëveshje riparimi të fasadës prej 1.5 milionë euro, si dhe marrëveshje për dislokim të objektit të monitoruar. /Telegrafi/

Exit mobile version