Site icon Telegrafi

Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën për president të vendit

Ndërsa miliona amerikanë shkojnë drejt qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris kërkon mbështetjen e votuesve të pavendosur në Pensilvani dhe republikani Donald Trump mban tubime në Gjeorgjia.

Gati 25 milionë amerikanë votuan personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës.

Kjo pasi disa shtete amerikane lejojnë votimin e hershëm – me Karolinën e Veriut dhe Gjeorgjinë që panë pjesëmarrje rekord në ditën e parë të votimit të hershëm.

“Votat e hedhura në Gjeorgji janë në nivele rekord”, tha Trump gjatë një tubimi.

Bëhet e ditur se pjesëmarrja e fortë në votimet e hershme vjen pasi zëvendëspresidentja Harris dhe ish-presidenti Trump gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë në shtetet e fushëbetejës me më pak se dy javë të mbetura deri në zgjedhjet e 5 nëntorit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nëse Trump fiton zgjedhjet e nëntorit, ai do të udhëheqë vendin edhe për katër vjet të tjera, mandati i tij i dytë dhe i fundit.

Siç raportohet, Pensilvania dhe Gjeorgjia janë ndër shtetet që do të përcaktojnë se kush do të fitojë zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë.

Të dy kandidatët ka të ngjarë të mbajnë tubime të tjera në këto shtete përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Ndryshe, në dy garat e fundit, kandidati që fitoi në Pensilvani fitoi edhe zgjedhjet presidenciale.

Diferenca në të dyja rastet ishte e ngushtë, me disa dhjetëra mijëra vota në një shtet me miliona votues.

Ndërsa sondazhet tregojnë se gara është jashtëzakonisht e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version