Telegrafi

Rreth 25.000 persona largohen nga puna

Sipas të dhënave zyrtare statistikore, brenda katër muajve të fundit numri i të papunësuarve në Federatën (BeH) është rritur për rreth 20 mijë, ndërsa në Republikën Sërpska për pesë mijë.

Përfaqësuesit e organizatave sindikale druajnë se vala e pushimeve nga puna do të mund të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm.

Më kritike është gjendja në ndërtimtari, në industrinë e metalit, tekstile dhe përpunimit të drurit.