Site icon Telegrafi

Rreth 216,000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga klerikët në Kishën Katolike Franceze, ka gjetur një hetim i ri

Rreth 216,000 fëmijë – kryesisht djem – janë abuzuar seksualisht nga klerikët në Kishën Katolike Franceze që nga viti 1950, ka gjetur një hetim i ri.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kreu i hetimit tha se kishte të paktën 2,900-3,200 abuzues dhe akuzoi Kishën se po tregonte një “indiferencë mizore ndaj viktimave”.

Një figurë e lartë në Kishën Franceze u shpreh për “turp dhe tmerr” për gjetjet dhe kërkoi falje.

Njëri prej të abuzuarve tha se ishte koha që Kisha të rivlerësonte veprimet e saj.

François Devaux, i cili është gjithashtu themeluesi i shoqatës së viktimave La Parole Libérée (Fjala e lirë), tha se kishte pasur një “tradhti ndaj besimit, tradhti ndaj moralit, tradhti ndaj fëmijëve”.

Por sipas BBC, hetimi zbuloi se numri i fëmijëve të abuzuar në Francë mund të rritet në 330.000, kur merren parasysh abuzimet e kryera nga anëtarët laikë të Kishës, siç janë mësuesit në shkollat katolike.

Për zotin Devaux kjo shënoi një pikë kthese në historinë e Francës: “Më në fund ju keni dhënë njohje institucionale viktimave të të gjithë përgjegjësisë së Kishës – diçka që peshkopët dhe Papa nuk janë përgatitur ende për ta bërë”. /Telegrafi/

Exit mobile version