Telegrafi

Rreth 21 vite luajti vetëm për një ekip në NBA, Dirk Nowitzki flet për herë të pas pensionimit si basketbollist

Pasi e përfundoi sezonin dhe karrierën 21-vjeçare në NBA, Dirk Nowitzki është rikthyer në shtëpi në Gjermani, ku ka dhënë një intervistë për Die Zeit.

Shtatgjati gjerman ka folur për mundësinë e rikthimit në basketboll, por tani në një tjetër rol.

“Brenda një viti ose dy mendoj se mund të bëhem trajner apo menaxher. Unë do të doja të bëhem mentor i lojtarëve të rinj dhe t’i udhëzoj ata duke marrë shembull karrierën time”, tha Dirk.

Pas ardhjes nga Evropa, ai kaloi gjithë karrierën në një klub të vetëm – Dallas Mavericks. Gjatë 21 viteve, ai kishte një sërë bashkëlojtarësh në ekip, të cilët kishin cilësi dhe probleme të ndryshme. Ai pa gjithçka. Dhe si i tillë, me të vërtetë mund t’i ndihmoj të rinjtë drejt rrugëtimit për t’u bërë lojtarë të mëdhenj.

Lexo po ashtu Gjest i rrallë në NBA: Trajneri i Clippersave mori "time-out" dhe u kërkoi fansave ta nderojnë me duartrokitje Nowitzkin

Megjithatë, përpara se të veprojë kështu, ai dëshiron të gëzojë pak jetën e pas pensionimit nga të marrit aktivisht me basketboll.

“Javën e kaluar kam ngrënë disa torta dhe kam pirë gotën e parë të verës, pas 10 viteve të mospërdorimit. Ishte me të vërtetë diçka speciale, pas vetëm disa gllënjka, ishte një ndjenjë e interesante”, tha ish-basketbollisti.

Ai më tutje ka pohuar se e kishte të vështirë ta merrte vendimin për t’u pensionuar, por se e ka ditur që kjo ditë do të vjen.

Ndryshe, 40-vjeçari është shpallur kampion në vitin 2011, ku njëherazi ka fituar edhe titullin e MVP së sezonit të i NBA-s. /Telegrafi/