Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetëror po zhvillohet pa pengesa dhe në disa vende nëpër korsi të lagështa.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimin kufitar në Tabanoc ka dendësi të automjeteve dhe koha e pritjes për hyrje në Maqedoni është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/