Site icon Telegrafi

Rreth 20 autobusë me tifozë të flaktë të Kosovës drejt Shkodrës

Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ janë gati për të ofruar spektakël në ndeshjen Kosova-Islanda që zhvillohet në Shkodër.

Kryetari tifozëve të Kosovës ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha ka treguar se është përgatitur një koreografi shumë e mirë për ndeshjen ndaj Islandës.

Ai po ashtu ka premtuar edhe atmosferë të jashtëzakonshme në Shkodër.

“Ne premtojmë se do të dhurojmë spektakël. I kemi bërë gati koreografitë të cilat janë pjesë e spektaklit tonë”, thotë Berisha për ‘Zërin’.

Ai po ashtu ka treguar se kur bëhet nesër nisja për Shkodër deh sa autobusë do të jenë.

“Ne i kemi pasur në dispozicion 1000 bileta. Krejt ata që kanë bileta në sektorin C3 e C4, organizimi është nga ne. Autobusët do të jenë organizim nga ne. Nisja nga Prishtina do të bëhet nga ora 10:30, maksimum në orën 11:00. Do të jenë diku 20 autobusë”.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45.

Exit mobile version