Me gjithë premtimet e bëra të kreut të ekzekutivit, Isa Mustafa, se Qeveria e tij do të luftojë pamëshirshëm monopolet dhe shkallën aq të lartë të informalitetit në vend, në 3-4-mujorin e parë të qeverisjes nuk janë parë rezultate konkrete.
Pushtetarët aktualë po heshtin përballë shkallës së lartë të informalitetit në vend, e cila, sipas njohësve të kësaj fushe, thuhet se i ofrohet shifrës prej 2 miliardë eurove në vit.
Analistët ekonomikë habiten se si i tërë ky informalitet po ndodh para gjithë atij numri të të punësuarve që i kanë doganat, para diku rreth 500 sish, para më shumë se 300 inspektorëve të ATK-së në praninë e rreth 8000 policëve dhe administratës glamuroze. /Kosova Sot/Telegrafi/