Numri i turistëve është rritur me 18% në krahasim me një vit më parë. Kështu ka thënë prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.
Ai shtoi se java e fundit e korrikut ka pasur një fluks të lartë të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj në qarkun e Vlorës.
Po ashtu, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, thekson se numri i turistëve është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Për fluksin e turistëve mund të them me bindje të plotë që duke filluar dhe nga java e fundit por dhe duke parë shifrat është me intensitet të lartë rreth deri në 18% rritje në të gjithë qarkun, duke e krahasuar me vitin 2018”, tha ai.
Në fund, Mamaj shtoi se fluksi pritet të rritet gjatë muajt gusht, ndërsa janë marrë masa për garantimin e qetësisë dhe sigurisë së pushuesve./ATA/