Site icon Telegrafi

Rreth 17% e metal përpunuesve ekspertojnë në BE

Rreth 17 për qind e kompanive metal-punues eksportojnë prodhimet e tyre në tregje të evropiane, por sfiduese për këtë sektor mbetet mungesa e fuqisë së kualifikuar të punëtorëve

Kështu u tha në tryezën me temë “Marrëveshja Stabilizim- Asociimit dhe kërkesat e tregut të BE-së për sektorin metal-punues”, të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami me këtë rast tha se nënshkrimi i MSA-së përpos rëndësisë që ka në aspektin politik ka një rëndësi të madhe edhe sa i përket aspektin ekonomik, sepse Kosovës i jep qasje pa tarifa doganore në tregun më të madh tregtar të Evropës. Ajo tha se kjo është një e mirë qe duhet të shfrytëzohet, mirëpo sipas Bajramit duhet me qenë të vetëdijshëm të gjithë, jo vetëm në sektorin e metal-përpunuesve por edhe për sektor të tjerë që tregu i bashkësisë evropiane ka kushte dhe standarde të cilat duhet të plotësojmë para se t’i qasen këtij tregu.

Ka qenë një marrëveshje me kushte, kushte të cilat është dashur që të plotësohen para nënshkrimit, por edhe kushtet, të cilat duhet të plotësohen gjatë gjithë rrugës së implementimit të kësaj lëmie.

“Tani, sektori i metal-përpunuesve ka një histori në Kosovë, është i koncentruar kryesisht në një numër të kompanive të cilat mund të quhen të mëdha nëse krahasohen me kompani të tjera ka një historik është i bazuar kryesisht në metalet bazë. 17 për qind e këtyre kompanive eksportojnë kurse pjesa tjetër janë kompani të vogla të cilat komplet tregun e kanë brenda Kosovës”, tha ministrja Bajrami.

Sipas saj ky sektor ka disa sfida dhe barriera për të cilat MTI po angazhohet t’i adresojë. Një nga problemet sipas Bajramit është sfida e fuqisë së kualifikuar të punëtoreve dhe një sfidë tjetër është diversifikimi i produkteve.
Kurse, Rudjer Friganovic ekspert nga Kroacia prezantoi përvojat e këtij shteti si dhe foli për kërkesat dhe qasjen e tregut evropian. “Standardet janë rregulla të BE-së dhe bizneset duhet t’i përmbushin këto standarde për të pasur qasje në tregun evropian. Dhe nëse nuk përpushën këto kritere atëherë nuk do të jeni të suksesshëm në biznes”, tha Friganoviq.

Monika Margilaj, nga kompania “Leli” në Prizren, tha se janë përpunues të metaleve të zinkut, bakrit, çelikut dhe plumbit. Kjo kompani me rreth 100 për qind të prodhimit të tyre eksporton në tregjet e BE-së.
“Në prill të këtij viti është arritur kjo marrëveshje mirëpo ne si kompani jemi duke hasur në barriera në shtetin e Greqisë, të cilat nuk janë duke e përfillë Marrëveshjen e MSA, edhe pse Greqia është në BE por duke se ka ndikime politike”, tha Margilaj. /Telegrafi/

Exit mobile version