Site icon Telegrafi

Rreth 16 mijë qytetar të Maqedonisë së Veriut jetojnë në Veneto dhe Lombardi

Rreth 64 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetojnë në Itali, prej të cilëve 12 mijë në Veneto dhe rreth katër mijë në Lombardi, dy rajonet ku janë izoluar 11 vendbanime për shkak të coronavirusit.

Këto statistikat italiane gjenden në ueb faqen e internetit https://www.tuttitalia.it/. Të dhënat janë që nga viti 2019, ndërsa tani nuk ka informacione nga organet tona kompetente për gjendjen e shtetasve të Maqedonisë në këto rajone italiane, ku janë marrë masa të jashtëzakonshme, pasiqë në Itali deri më tani janë regjistruar mbi 100 raste me coronavirus, 89 prej të cilëve në Lombardi. Dy persona kanë ndërruar jetë si shkak i infektimit me coronavirus.

Sipas faqes së internetit https://www.tuttitalia.it, në Veneto ka 11.736 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në Venecia, e cila gjendet në këtë rajon, janë 2.820 shtetas të Maqedonisë.

Në Lombardi, sipas të njëjtave të dhëna, vitin e kaluar kishte 3.648 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa në Milano 335./Telegrafi/

Exit mobile version