Site icon Telegrafi

Rreth 150 dronë dhanë pamje mbresëlënëse në qiell, si pjesë e një festivali zviceran (Video)

Mbi qiellin e errët, sipër një liqenit në Zuri Fast në Zvicrës, janë mbledhur më se 150 dronë, që kanë dhënë pamje mbresëlënëse me mënyrën e lëvizjes.

Shfaqja tre dimensionale në qiell, ishte pjesë e festivalit treditor zviceran, që për herë të parë përfshinë edhe dron, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë parë format e ndryshme që u krijuan në qiell për rreth 30 minuta, para se të ndizen fishekzjarrët e shumtë.

Ky festival zhvillohet që nga vitit 1951, që kur ky kanton iu bashkua federatës Zvicerane, që gjithsej i ka 26 kantone. /Telegrafi/

Exit mobile version