Site icon Telegrafi

Rreth 14 persona ndërruan jetë nga uragani Laura në SHBA

Rreth 14 persona janë konfirmuar të vdekur në SHBA, pas vërshimeve të uraganit Laura, që goditi shtetet jugore së fundmi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 10 nga viktimat ishin në Luiziana, ndërsa të tjerët u raportuan në Teksas.

Raportohet se erërat e mëdha shkaktuan dëme të mëdha përreth zonës, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra shtëpi.

Kështu, guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, ka kërkuar ndihmë të menjëhershme nga autoritetet federale, në trajtimin e pasojave nga uragani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë të shtunën zonat e prekura nga stuhia, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version