Sipas të dhënave të Institutit Nacional për Statistikë të Francës (INSEE), 14 përqind e të pastrehëve në këtë vend kanë diplomë universitare.
Instituti njoftoi se në Francë jetojnë 141.000 të pastrehë. Të dhënat tregojnë se të pastrehët e arsimuar në moshë më të avancuar fillojnë të jetojnë në rrugë, raporton Anadolu Agency.
Sipas hulumtimit i cili bazohet në të dhënat e vitit 2012, shumica e të pastrehëve të cilët kanë përfunduar fakultete jetojnë në rrethinën e Parisit. Bëhet fjalë për burra me origjinë nga Afrika, ndërsa kanë studiuar në universitetet franceze.