Site icon Telegrafi

Rreth 130 profesorë të UBT-së pranojnë titujt akademikë nga rektori Hajrizi

Rreth 130 profesorë të profileve të ndryshme profesionale kanë pranuar tituj akademikë nga institucioni ku ata ligjërojnë , UBT, në një ceremoni solemne të mbajtur në kuadër të aktiviteve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së.

Titujt u ndanë nga vetë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ku janë dhënë si rezultat i produktivitetit dhe angazhimit të  profesorë në fushën e shkencës, njëherësh për avancimin e tyre dhe marrjen e titujve doktorë i shkencës.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me këtë arritje të  profesorëve dhe të UBT-së, që sipas tij, tashmë institucioni po kalon në një periudhë tjetër ngaqë  numri i profesorëve që janë doktorë shkencash vazhdon të rritet dukshëm.

“Gjatë këtyre 20 viteve kemi filluar me profesorë ndërkombëtarë dhe më pas kemi huazuar profesorë nga universitete tjera për të krijuar kuadro të reja. Tani me kalimin e kohës kemi arritur në një periudhë ku kemi stafin tonë të përbërë nga 900 profesorë, ku 300 prej tyre janë doktorë  shkencash”, potencoi rektori Hajrizi.

Tutje, rektori Hajrizi theksoi edhe njëherë se UBT vazhdon të mbetet njëri nga institucionet më kredibile në rajon dhe më gjerë, duke konfirmuar cilësinë dhe lidershipin që ka ky institucion.

“Në 20 vjetorin e UBT-së, konfirmohemi edhe njëherë si një institucion serioz, lider dhe me cilësi të lartë, kjo vjen edhe nga partneriteti që kemi me universitetet e tjera prestigjioze nga e gjithë bota”, shtoi ai.

Teksa, rektori Hajrizi ka falënderuar të gjithë profesorët për angazhimin e tyre në gjenerimin e dijes dhe shpërndarjen e njohurive te studentët, të cilët i kanë besuar UBT-së zhvillimin e tyre akademik e profesional.

Exit mobile version