Site icon Telegrafi

Të paktën 13 persona të plagosur nga të shtënat me armë në Teksas

Të paktën 13 persona u plagosën të shtunën herët në mëngjes si rrjedhojë e të shtënave në qendër të qytetit Austin në Teksas, kanë deklaruar zyrtarët.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, dy nga personat e plagosur janë në gjendje kritike, tha shefi i përkohshëm i policisë në Austin, Joseph Chacon në një konferencë shtypi.

Gjashtë persona u dërguan në një spital nga Departamenti i Policisë së Austin, dhe Shërbimet Mjekësore të Emergjencës së Qarkut Austin-Travis i dërguan katër të tjerë për trajtim mjekësor, tha Chacon. Tre persona të tjera shkuan vetë në spital për t’u trajtuar.

Për më tepër bazuar në deklaratën e autoriteteve një spital priti 11 nga viktimat, derisa një tjetër u transportua në një spital tjetër.

Njëri prej tyre shkoi në një institucion të kujdesit urgjent me plagë të shumta me armë zjarri, ka potencuar Chacon.

Policia ka një përshkrim jo konkret për të dyshuarin dhe incidenti duket të jetë i izoluar në zonë, megjithatë nuk mund të thuhet me siguri se nuk kishte asnjë rrezik shtesë për publikun sepse i dyshuari nuk është në paraburgim deklaroi mes tjerash oficeri. /Telegrafi/

Exit mobile version