Gati 1,200 emigrantë pa dokumente kanë mbërritur në Itali gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet.
Emigrantët, të cilët vijnë nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, zbarkuan në disa porte në Sicili, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët thonë se 674 njerëz u shpëtuan dhe pesë trupa të pajetë u gjetën nga një varkë peshkimi i e mbingarkuar në brigjet e Kalabrisë.
Siç bëhet e ditur, 522 persona të tjerë të shpëtuar nga rreth 15 varka u sollën në Lampedusa të shtunën.
Anijet ishin nisur nga Libia dhe Tunizia. Lampedusa është një nga portet kryesore të zbarkimit për njerëzit që duan të hyjnë në Evropë.
Mes të shpëtuarve janë emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Sudani, Etiopia dhe Somalia.
Sipas mediave italiane, qendra e emigracionit në ishull është mbingarkuar nga një rritje e madhe e zbarkimeve javët e fundit. Agjencia e lajmeve Ansa raporton se qendra është shumë më e madhe se kapaciteti i saj prej 350 personash, ku 1,184 persona mbahen aktualisht në vend. /Telegrafi/