Një zjarr kaploi një ndërtesë në Çeki, duke lënë të vdekur rreth 11 persona, përfshirë tre fëmijë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i së shtunës në qytetin veri-lindor të Bohumin, është përshkruar si incidenti më i rëndë në historinë e vendit.
Gjashtë persona vdiqën nga zjarri ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë pasi u hodhën nga një ballkon i katit 11-të në përpjekje për t’ju shpëtuar flakëve.
Bëhet e ditur se 10 persona të tjerë pësuan lëndime, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie.
Qyteti i Bohumin gjendet në kufirin çeko-polak, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Pragë.
Lidhur me këtë rast, guvernatori i rajonit të Moravia-Silesia, Ivo Vondrak, tha se zjarri dukej se ishte nisur qëllimshëm.
Ndërkohë, sipas dëshmitarëve një person i cili u arrestua nga autoritetet e pranoi se e kishte filluar zjarrin në objekt. /Telegrafi/