Tërmeti që goditi një pjesë pjesërisht të populluar të Turqisë, i ka mbytur 21 persona, ndërsa rreth 1,000 të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa 30 të tjerë besohet se janë nën rrënoja dhe po bëhen përpjekje për gjetjen e tyre.
Mësohet se epiqendra e tërmetit me 6.8 ballë, ka qenë në Elazig që është afro 550 kilometra larg Ankarasë, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e shpërndara, shihen pjesë të rënuara të qytetit, ndërsa banorët u detyruan ta kalojnë natën përjashta, nga frika e dridhjeve të reja.
Ministri Brendshëm, Suleyman Soylu ka bërë të ditur se njësitet për shpëtim janë në terren, për t’ju dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Gjatë tërë natës, njësitet kanë punuar në mot të ftohtë, të ndihmuar nga dritat për mjegull, që t’i shpëtojnë të ngecurit nën rrënoja, derisa Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, njoftoi se është i gatshëm të urdhëroi ndërhyrjen ushtarake për shpëtim.
Si pasojë e dridhjeve janë shkatërruar shumë objekte banimi, duke lënë pa kulm mbi kokë qindra njerëz. /Telegrafi/