Site icon Telegrafi

Rreth 100 shqiptarë të deportuar nga Britania pritet të mbërrijnë sot në Rinas

Sot në mesditë pritet të mbërrijnë një avion me mbi 100 shqiptarë nga Britania e Madhe në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për ABC News se avioni pritet që të zbresë rreth orës 13:00 në Rinas.

Ndër të tjera mësohet se shqiptarët kishin arritur që të largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe dhe ishin strehuar në kampe atje. Pas qëndrimit të tyre disa muaj në Angli, ata pritet që të mbërrijnë sot në Shqipëri.

Ndërkohë disa prej tyre kanë kërkuar me vullnetin e tyre që të riktheheshin. /Telegrafi/

Exit mobile version