Telegrafi

Rreth 100 mijë të sëmurë nga asma ka në Maqedoni

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve me asmë në Maqedoni është nga 80 mijë e deri më 100 mijë persona. Numri i pacientëve të rinj vazhdon të rritet, por rritet edhe prania e alergjenëve, ndotësve të ajrit, përfshirë dyoksidi i azotit dhe sulfurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e klinikës së pulmologjisë dhe alergjiologjisë, Biserka Jovanovska-Qaeva, me rastin e 2 majit, Ditës botërore kundër asmës, që shënohet nën moton ”Ajër më të pastër për frymëmarje më të mirë”.

Në vitin 2014 në Maqedoni u rrit numri i të sëmurëve me asmë për 3900 pacientë të rinj, në vitin 2015, për 4200, kurse deri më tani, ka edhe 1521 të sëmurë të rinj./Telegrafi/