Site icon Telegrafi

Rreth 100 mijë prova digjitale në adresë të FBI-së për trazirat në Kongresin amerikan

Steven D’Antuono, ndihmësi i drejtorit përgjegjës i zyrës së FBI-s në Washington DC, thotë se ata kanë marrë rreth 100 mijë prova dixhitale nga publiku për sa i përket trazirave në Kongresin amerikan.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai dhe Avokati i SHBA-së për Distriktin e Washingtonit, Michael Sherwin, thonë se kanë hapur më shumë se 160 dosje dhe kanë akuzuar 70 persona deri më tani.

D’Antuono e përshkroi rastin si “majën e ajsbergut”, për sa i përket numrit të hetimeve dhe akuzave që pritet të shkojnë në qindra.

Më 6 janar, ku do të bëhej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Kongresi amerikan u ‘vërshua’ nga përkrahësit e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët tentuan ta pengonin procesin.

Ndryshe, komiteti i rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve po zhvillon një seancë dëgjimore mbi një rezolutë që pretendon se Donald Trump “reklamoi gjerësisht dhe inkurajoi gjerësisht” turmën të shkaktoi kaos në Kongresin amerikan dhe se zëvendëspresidenti Mike Pence duhet të marrë detyrën e presidentit.

Ndryshimi i Amandamentit të 25-të lejon nënpresidentin të bëhet president i përkohshëm kur një president nuk është në gjendje të vazhdojë detyrat e tij, nëse për shembull, ai ose ajo bëhet i paaftë për shkak të një sëmundje fizike ose mendore.

Gjatë ditës së sotme, Trump ka deklaruar se amandamenti i 25-të nuk përbën asnjë rrezik për të.

“Amandamenti i 25-të përbën zero rrezik për mua, por do të kthehet përsëri për ta ‘ndjekur’ Joe Biden dhe administratën e tij”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version