Projekti i ri nga Cozman, “Yamborghini” po shënon suksesin e parë të madh.
Menjëherë brenda dy orëve projekti ka regjistruar rreth 100 mijë klikime.
Sipas një burimi brenda Babastars, një foto nga kanali zyrtar i labelit tregon se si “Yamborghini” është shikuar rreth 100 mijë herë brenda dy orëve, me 77 mijë klikime të regjistruara dhe dhjetëra mijëra të tjera në procesim, shkruan Telegrafi.
Videoklipi qysh në start arriti vëmendje shumë të madhe për shkak të tekstit thumbues ndaj rivalëve dhe ish të dashurës së reperit.
Ky projekt është punuar në tekst dhe muzikë nga DJ i Babastars, Marshall Jungle, teksa instrumentali nga Pluto kurse videoklipi nga Entermedia. /Telegrafi/