Telegrafi

Rreth 1 miliard telefona në Android të rrezikuar nga një lëshim i sigurisë

Dobësia e përfolur e sigurisë prek rreth 939 milionë telefona mobilë që bazohen në versionet paraprake të sistemit operativ të Google, përkatësisht versionet më të vjetra se Android 4.4 KitKat.

Sipas BGR, e cila e ka cituar ekspertin e sigurisë Tod Beardslet të Rapid7, thuhet se problem qëndron në Android WebView. Ky është një softuer i vogël që ua mundëson aplikacioneve të shfaqin uebfaqet pa nevojën e hapur një aplikacion tjetër.

Google e ka zëvendësuar këtë softuer me KitKat, mirëpo të tjerët që përdorin versionet më të vjetra të Android sikurse Jelly Bean apo edhe versionet më të vjetra, ky problem duket se është evident.

Për shkak të fragmentimit të Android, shumica e prodhuesve përdorin versionet më të vjetra të Android në telefonat e tyre, përkatësisht rreth 60% e pajisjeve mobile në këtë platformë përdorin Jelly Bean ose edhe versionet më të vjetra. (Telegrafi)