Telegrafi

Rreth 1.4 milardë përdorues të 4G deri në fund të vitit

Kompania e hulumtimeve ka shtuar se numri i abonentëve në rrjetet 4G/LTE pritet të tejkalojë 3.5 miliardë deri në vitin 2020, duke u rritur me një mesatare prej 5 për qind nga 650 milionë të regjistruar në vitin 2014.

Investimet në infrastrukturën 4G/ LTE pritet gjithashtu të rriten për rreth 10 për qind nga viti në vit.

Shifrat e veçanta të ofruara nga Global Mobile Suppliers Association (GSA) vlerësojnë se baza globale e parapaguesve në 4G / LTE qëndroi në 635 milionë në tremujorin e parë të vitit 2015.

GSA gjithashtu parashikon se abonimet në 4G /LTE do të kalojnë shifrën prej 1 miliardë në mbarë botën deri në fund të vitit 2015, dhe parashikon se do të jetë më afër 3.7 miliardë abonimeve deri në fund të vitit 2020.