Telegrafi

Rreth 1.2 miliardë njerëz e përdorin paketën Office

Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka thënë se dëshiron të arrijë një miliard përdorues të Windows 10 deri në vitin 2018.

Microsoft më herët pati thënë se deri më sot janë më shumë se 1.5 miliard njerëz që i kanë instaluar versionet e ndryshme të sistemit të saj operativ.

Më pas, Microsoft ka thënë se më shumë se 1.2 miliardë njerëz e përdorin paketën e saj Office në të gjithë botën, shifër kjo që është e barabartë me një në shtatë njerëz në tokë. (Telegrafi)