Telegrafi

Rreshtimi i FSK-së për Epopenë e UÇK-së përmes fotografive

Sot nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës më 5, 6, dhe 7 mars mbahet manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot në orën 12:00 do të mbahet edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Fotografi i Telegrafi.com, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga ceremonia.

Në natën mes 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi është rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore të Serbisë.

Më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. /Telegrafi/