Site icon Telegrafi

Rreshteri policor e shkel një 19-vjeçare dhe ik

Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma kur këmbësorja Emona Kamenica., nga rajoni i Ferizajt, pas goditjes nga makina ndërron jetë.
Policia e konfirmoi rastin, duke bërë të ditur se me vendimt të prokurorit është arrestuar rreshteri policor F. G. në dyshim se ka qenë pjesëmarrës në aksident dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Jozyrtarisht Telegrafi mëson se në veturën zyrtare kanë qenë tre pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë lajmëruar rastin në polici, por kanë tentuar të fshehin veturën zyrtare.

Zyrtari policor është dërguar në Qendrën e Mbajtjes dhe i njëjti është suspenduar me masën e suspendimit prej 48 orëve dhe rasti në bazë të procedurave ligjore ka kaluar në Inspektoratin Policor të Kosovës për hetime të mëtutjeshme.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version