Rrëshqitje masive gurësh ka pasur këtë të enjte në afërsi të zonës së quajtur “Shkalla e Tujanit”, në aksin Tiranë – Klos, e njohur si Rruga e Arbrit.
Si pasojë, është bllokuar ky aks rrugor dhe është shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga rrëshqitjet.
Mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve po shkojnë drejt “Shkallës së Tujanit” për largimin e gurëve dhe për normalizimin e qarkullimit. /Telegrafi/