Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugën Pejë-Kuqishtë, si pasojë e rënies së gurëve në rrugë.
“Dëshirojë t’iu njoftojë që të keni kujdes kur qarkulloni në rrugën N9, Segmenti Pejë – Kuqishtë, për shkak të erodimeve të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë përfunduar në rrugë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ai më tej ka njoftuar se me të marrë informacionet për këto zhvillime kanë ndërhyrë përmes kompanisë e cila e mirëmban, duke e pastruar rrugën, duke theksuar se kjo nuk nënkupton që është totalisht e sigurt dhe që mundet mu përsërit prapë. /Telegrafi/