Telegrafi

Rrëshqitje e fortë e ekonomisë Evropiane

Një përfitim i paralajmëruar nga kompania më e famëshme botërore e prodhimit të telefonave celular, Nokia, mund të mos realizohet për shkak të humbjes së tregut për shkak se refuzoi të merrte pjesë në një konkurencë mes disa rivalësh. Kompania ka humbur rreth 10 përqind të aksioneve.

FTSEurofirst , një prej bursave më të shquarave në aksionet Europiane përfundoi me 2.2 përqind më ulët, në 1,125.48 pikë, duke humbur 2.6 përqind në sesionin e fundit. Indeksi pan-Europian është ulur 25 perqind deri tani gjatë këtij vitit.

Bankat, minierat dhe energjia, me aksionet e tyre ishin mes atyre që humbën më shumë në indekse, me stokun e mallrave në indeks që u përballen me nje ulje të shpejtë nga rënia e çmimeve të metaleve.

UBS AG dhe Barclays rrëshqiten 3.6 perpërqind secila, Royal Bank e Skocisë ra me 3.5 përqind dhe HBOS humbi 2.5 përqind.

"Ju po shikoni një skenar të dobësimit ekonomik, të një krize financiare të likuiditetit që nuk është zgjidhur dhe ju po shikoni një raportim të fitimeve të ulëta”, tha Philip Isherwood, një strategjist në Dresdner Kleinwort.

Vlera e papunësisë në SHBA, papritur u ul deri në 6. 1 përqind në Gusht, ulja më e madhe në pesë vjet, pasi punëdhënësit ndërprenë listëpagesat për tetë muaj me radhë dhe ulen ritmet e tregut të punës. Analistët thonë se shifrat ftohtësisht tregojnë një ekonomi në dobësim që mund ta detyrojnë edhe Rezervën Federale që t’i mbajë të ulëta vlerat e interesave për një periudhë më të gjatë.

Banka Qëndrore Europiane ka sinjalizuar të Enjten për një paanësi globale përmes shitje e blerjes duke shkurtuar rritjet e parashikuara në rajon.

Të Premten , zymtësia u intensifikua. Të dhënat treguan se prodhimi industrial në Gjermani ra 1.8 përqind në Qershor, një rrëshqitje drejt gropës, që ngre frikën e largimit nga Europa të eksportuesve më të mëdhenj.

"Rënia e tanishme e ekonomisë paraqet probleme serioze për shëndetësimin e sistemit financiar” tha Gertrud Traud, shefi i ekonomistëve të bankës Gjermane, Helaba.

“Across Europe”, “London’s FTSE 100”, ranë me 2.3 percent, DAX i Gjermanisë humbi 2.4 përqind dhe CAC 40 në Paris ra me2.5 përqind.

Minierat gjithashtu humbën terren, duke tërhequr një dobësim të shpejtë në çmimin e metaleve. Bakri pësoi gremisje këto shtatë muaj, ndërsa alumini ra përgjatë shtatë muajve me 5 përqind.

Një rënie prej 1.6 perqind në çmimet e lëndëve të para tensionon Grupe të mëdhenj si BP, Royal Dutch Shell, Grupin e Prodhuesve të Gazit BG dhe Tullow Oil, të cilat pësojnë një rënie nga 0.6 deri 3.4 përqind.

Grupi Energjitik Francez EDF ra 2.4 perqind. Burimet industriale thonë se kompania po bën progress, por një nga aksionerët kryesorë tha se po eksploronte propozimet e rivalëve nga Centrica.

“Elan Corp” i Irlandës ra me 1.7 perqind. Grupi HMV gjithashtu ka rënie, në rajon është 2.3 përqind. Kompania tha se shitjet që u kryen vazhduan rritjen gjatë stinës së verës, megjithëse në vlera të vogla.