Në aksin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë në fshatin Stracin ka rrëshqitje dhe është zënë njëra korsi e rrugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” janë duke punuar në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit.Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme dhe ndjekjen e sinjalizimit të vendosur në rrugë.
Poashtu shembje ka në rrugën Berovë – Vinicë dhe atje komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, ndërsa në udhëkryqin e Viniçkës midis fshatrave Istibanja dhe Kalimanc është bllokuar komunikacioni në dy akset dhe është orientuar përmes Vinicës. /Telegrafi/