Site icon Telegrafi

Rrëshqitje dheu në një minierë në Mianmar, mbi 160 të vdekur

Një rrëshqitje dheu në një minierë në Mianmar të veriut ka vrarë të paktën 162 njerëz dhe plagosi 54 të tjerë, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi herët të enjten në zonën e pasur në shtetin Kachin pas një periudhe reshjesh të mëdha shiu, tha Departamenti i Shërbimeve të Zjarrit në Myanmar në Facebook.

“Nga ora 7:15 pasdite, u gjetën 162 trupa dhe 54 njerëz të plagosur u dërguan në spitalet afër”, tha departamenti i shërbimit të zjarrit të Myanmar në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë disa pamje të publikuara në faqen në Facebook treguan një ekip kërkimi dhe shpëtimi që endej nëpër një luginë të dukshme të përmbytur nga rrëshqitja. /Telegrafi/

Exit mobile version