Si rezultat i rrëshqitjes së dheut në Mianmar, kanë humbur jetën të paktën 160 persona.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupa të pajetë, dhe janë duke punuar pa ndërprerë në gjetjen e atyre që po cilësohen se mund t’i kenë mbijetuar “valës të baltës”, që është shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut, transmeton Telegrafi.
Rrëshqitje të dheut ka pasur Hpakant në veri të vendit, ku edhe njihet për miniera të shumta. E në një katastrofë të tillë që kishte ndodhur në vitin 2015, kishin humbur jetën 116 persona.
Shumë punonjës, emigrantë mundohen ta fitojnë kafshatën e gojës në Hpakant në minierat që gjenden në këtë rajon të Mianmarit.
Video të ndryshme amatore kanë kapur momentin kur vie deri te rrëshqitja e dheut, dhe qytetarë të shumtë që mundoheshin t’i shpëtojnë më të keqes.
Skenat ngjajnë me ato të filmave apokaliptik të Hollywood-it, sepse gjithçka përreth njerëzve lëvizte dhe krijohej një zhurmë e madhe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YB3754-bi2s&feature=emb_title