Rrëshqitjet e dheut kanë nisur të shfaqen edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton KTV.
Njëra hyrje që lidh dy autostradat me kryeqytetin ka kohë që ka rrëshqitur duke shkaktuar pengesa në komunikacion.
Njëra korsi e kësaj rruge është bllokuar pasi kjo pjesë e shembur është mbushur me gur dhe beton për mënjanuar dëmin e shkaktuar. Në Ministrinë e Infrastrukturës që po e financon ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, po pret ndërhyrjen e shpejt të konsorciumit ndërtues, “Bechtel&Enka”, që të sanoj sa më shpejt këtë rrëshqitje, transmeton Koha.net.
Edhe në autostradën e ndërtuar më herët po nga e njëjti konsorcium, asaj “Ibrahim Rugova” vazhdon të ketë probleme me rrëshqitjet e dheut.
Menaxheri i mirëmbajtjes së autostradës, Lahudin Myrtaj ka deklaruar se sanimi i këtyre dëmeve bashkë me vendosjen e shenjave sinjalizuese, si dhe rishtresimin e asfaltit në pjesët ku më herët është bërë ndërhyrja, do të kushtoj rreth 1 milionë.
Pos dëmeve nga rrëshqitjet autostrada Ibrahim Rugova ashtu edhe gjithë rruga për tek rrethrrotullimi që të lidh me autostradën “Arbën Xhaferi” janë në terr të plotë për shkak të vjedhjeve që i janë bërë sistemit furnizues të energjisë.