Telegrafi

Rrëshqitje dheu në aksin rrugor Dragash–Restelicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se në aksin rrugor Dragash – Restelicë (R113), përkatësisht në fshatin Krushevë, ka ndodhur një rrëshqitje e dheut.

Sipas njoftimit në fjalë, rrëshqitja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa njëra korsi tashmë është lëshuar për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ndërsa siç thuhet tutje, pjesa e rrugës në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese.

“Lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, përfundohet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. /Telegrafi/