Telegrafi

Rrëshqitje dheu, copëzat e shkëmbit përfundojnë në ujë në Dover

Një video e pazakontë është filmuar në shkëmbin e bardhë në Dover të Anglisë, ku për një moment shembet një copë shkëmbi si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

E përplasja e copëzave të mëdha në ujë kanë shkaktuar një zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.

E një burrë që kishte dalë për të shijuar bukuritë e një plazhi, arriti të filmojë momentin kur shembet një copë e shkëmbit dhe bie në ujë.

Bëhet fjalë për David Waterfield i cili tha se jo larg këtij vendi është lindur dhe rritur, thotë kurrë më parë nuk kishte parë një gjë të tillë. /Telegrafi/