Ky është momenti i frikshëm, kur një sasi shumë e madhe e dheut rrëshqet nëpër Alpet zvicerane.
Fotografi Pierre Zufferey, e ka filmuar dheun që lëviz poshtë një shtegu në malin Illhorn.
Në fillim rrjedha duket e qetë, por më pas nisë të bëhet shumë më e rrëmbyeshme dhe e dendur, transmeton Telegrafi
Derisa bie teposhtë, dheu merr gjithçka që i del përpara, përfshirë edhe gurë shumë të mëdhenj.
Për të xhiruar këtë moment, Zufferey ka pritur dy vjet dhe ia ka dalë të jetë i pranishëm në momentin e rrëshqitjes.
Vendi ku ka ndodhur rasti, është 2,717 metra mbi nivelin e detit dhe është pika më e lartë në luginën Illgraben. /Telegrafi/
https://youtu.be/LUSNLVrnGro