Site icon Telegrafi

Rrëshqitja masive e dheut në Guatemalë, i mori jetën një babai dhe tre fëmijëve të tij

Francisco Mujia Lux dhe tre fëmijët e tij, që ishin tre, gjashtë dhe dhjetëvjeçar e kanë humbur jetën, pasi shtëpia e tyre, është përfshirë nga një rrëshqitje masive e dheut.

Trupat e tyre janë nxjerrë pas disa kohë kërkimesh, pasi në atë zonë të Guatemalës që ndodhet në kufi me Meksikën, pothuajse gjithçka ishte shembur, transmeton Telegrafi.

Në momentin e rrëshqitjes së papritur, nëna dhe një prej fëmijëve ishin jashtë shtëpisë, duke shpëtuar kështu të palënduar.

Raportohet se rrëshqitja është shkaktuar nga shirat e vazhdueshëm të ditëve të fundit, si dhe tokës së butë që është në atë regjion.

Shkaku i shirave që filluan në muajin maj dhe do të përfundojnë në javët në vazhdim, 12 persona kanë humbur jetën, derisa janë lënduar 15 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version