Telegrafi

Rrëshqitja e tokës godet hotelin, dasma kthehet në mort në Peru (Foto/Video)

Të paktën 15 vetë u vranë kur një rrëshqitje e tokës u përplas në një hotel gjatë një feste dasme në juglindje të Perusë, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndikimi i baltës dhe shkëmbinjve detyruan muret e ndërtesës dhe çatinë për tu rrëzuar, ndërsa mysafirët ishin brenda duke vallëzuar.

Si pasojë, përveç të vdekurve, edhe njëzet e nëntë vetë u plagosën dhe duhej të dërgoheshin për trajtim, pas incidentit të dielën në qytetin e Andeve të Abancay, thanë zyrtarët.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ka ndodhur gjatë shiut të madh në zonë.

Rreth 100 mysafirë ishin të pranishëm në hotelin Alhambra në kohën e incidentit, tha kreu i Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile të Perusë (Indeci), Jorge Chavez, për mediat lokale.

Rreth 50 vetë besohej të ishin afër njërit prej mureve që u shembën.

Ndërkohë janë publikuar pamje në mediat sociale, të cilat thuhet se tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar brenda rrënojave dhe bartur të lënduarit.

Mediat lokale raportojnë se hoteli Alhambra ndodhet pranë një pjerrësi të madhe dhe muri që u rrëzua në ndërtesë u ndërtua për ta mbrojtur atë nga balta dhe shkëmbinjtë. /Telegrafi/