Telegrafi

Rrëshqitja e gurëve bllokon rrugën në Grykë të Kaçanikut (Foto)

Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së gurëve është mbyllur për qarkullim rruga Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut, respektivisht tek muri mbrojtës me gabiona, shkruan Telegrafi.

Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja. /Telegrafi/