Rruga Gjakovë – Klinë po vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka pasur në orët e hershme të mëngjesit.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha për Telegrafin se ekipet janë në terren duke punuar që sa më shpejtë të hapin rrugën për qarkullim.
“Jemi duke u mundur që sa më shpejtë të hapim rrugën për qarkullim. Ekipet tona janë atje duke punuar”, theksoi ai.
Ndërkohë, policia sot konfirmoi se ka pasur rrëshqitje dheu dhe se rruga është e bllokuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për Telegrafin se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.
“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai./Telegrafi/