Një rrëshqitje dheu në një deponi në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ka vrarë tetë persona, kanë njoftuar autoritetet e qytetit.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi pas reshjeve të mëdha të shiut kur pjesë të deponisë u shembën, duke mbuluar disa shtëpi aty pranë.
Autoriteti i kryeqytetit të Kampalas tha se personeli i qeverisë dhe i Kryqit të Kuq po kërkojnë vendin dhe kanë shpëtuar 14 persona, shkruan CNN.
“Në një shënim shumë të trishtuar, tetë persona janë gjetur të vdekur deri më tani, gjashtë të rritur dhe dy fëmijë. Operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim”, tha autoriteti.
Ndryshe, Landfilli i njohur si Kiteezi, ka shërbyer si vendgrumbullimi i mbeturinave në Kampala për dekada dhe ishte kthyer në një kodër të madhe.
Banorët janë ankuar prej kohësh për mbetjet e rrezikshme nga vendi që ndotin mjedisin dhe paraqesin rrezik për njerëzit.
Pamjet nga televizioni NTV Uganda treguan njerëz që ecnin në një pjesë të deponisë që kishte shtypur pjesë të një shtëpie, ndërsa fotografitë nga UBC Uganda tregonin një ekskavator që përpiqej të gërmonte mbeturina.
Disa pjesë të Ugandës kanë përjetuar shira të dendur në javët e fundit duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, megjithëse më parë nuk ishte raportuar për viktima. /Telegrafi/